Frikë nga e djathta? Zhulali: E majta në botë po radikalizohet

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Drejtuesja e marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se forcat politike të majta në botë po radikalizohen.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Zhulali ka theksuar se partitë e majta po shkojnë drejt radikalizimit ndryshe nga sa pretendohet për të djathtën.

Zhulali vuri në dukje se partia e Maqedonisë së Veriut VMRO-DPMNE është pjesë e Partive Popullore Evropiane çka sipas saj e bën që të ketë disa filtra për t’u ruajtur nga elementët ekstremistë.

“Duhet të jemi pak të kujdesshëm për portretizimin me nota ekstremiste. VMRO-DPMNE-ja vazhdon që të jetë një parti e Partive Popullore Evropiane. Ka disa lloj filtrash dhe është kujdesshme për këto elementët nacionalistë apo ekstremistë që mund të shfaqë.

Për sa kohë është anëtare e kësaj familjeje ka të paktën një… Ka një edhe tendencë që partitë e djathta në botë të kategorizohen ose portretizohen si parti të ekstremit.

Do të vijë hataja nga kjo. Në fakt trendi botëror po tregon se ajo që po radikalizohet në qëndrime është e majta. Por për këtë nuk flet askush se ku po shkon e majta dhe çfarë elementësh shfaqen tek ajo”, u shpreh Zhulali.   


/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme