Frikë për Kvaratskhelia pas fitores me Barcelonën, dyshohet për këputje ligamenti

Festën e PSG-së pas fitores së madhe ndaj Barcelonës në Champions League e ka zbehur disi dëmtimi i Khvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani la fushën në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 4-2.
Kvara, pas një përplasjeje, u shtri në fushë ndoshta nga një përdredhje jo natyrale të gjurit. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai u zëvendësua, sepse nuk mundej të vazhdonte më. Dhe frika në klubin parisien është madhe për një dëmtim serioz.
Stafi mjekësor i PSG-së i druhet faktit se sulmuesi mund të ketë këputur ligamentin. Nëse analizat e detajuara do të konfirmojnë këtë dëmtim, atëherë do të jetë një goditje e madhe për francezët, sepse mungesa do të ishte e gjatë dhe bëhet fjalë për një nga titullarët kyç të formacionit të trajnerit Luis Enrique.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




