Gjyli: Bashkimi i pedagogëve e qetësoi protestën

Politikë | 39 minuta më parë

Ecuria e protestave studentore dhe ndikimi i bashkimit të trupës mësimdhënëse u trajtuan në emisionin “3D” të transmetuar në RTSH, moderuar nga Alban Dudushi.

Në fjalën e saj, pedagogja Arsejda Gjyli nëvizoi se prania dhe mbështetja e profesorëve ndikoi drejtpërdrejt në uljen e tensioneve në terren.

Sipas saj, ky zhvillim “e ka shndërruar protestën në qetësi, në një protestë të qetë”, duke e kaluar lëvizjen në një fazë të re ku përcaktues do të jetë numri i pjesëmarrësve dhe forma e organizimit.

Gjyli e vendosi theksin te rëndësia e pikës kritike që kaloi protesta gjatë ditëve të përplasjeve.

“Ajo që do të jetë shumë e rëndësishme tanimë do të duhet parë nëse protesta do të shkojë drejt rritjes së numrave, pra të masivizimit, apo do të shkojë drejt reduktimit”, u shpreh ajo.

Në mbyllje të analizës së saj, pedagogja kujtoi edhe parashikimet e bëra që në fillesat e lëvizjes, duke sqaruar se “kjo pika e dhunës është ose fillimi i protestës ose përfundimi i protestës. Kështu që unë të paktën them që nëse nuk do të masivizohet në numra dhe nëse nuk do të ketë një reagim të drejtpërdrejtë për t’u organizuar në një formacion politik kjo lëvizje, kjo do të shkojë drejt reduktimit, mbase për t’u përsëritur, për t’u kthyer në një formë tjetër në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme