Goditet baza e arsenalit të armëve në Fushë Krujë, arrestohet 49-vjeçari

Aktualitet | 8 muaj më parë

Goditet baza e arsenalit të armëve në Fushë Krujë. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në fshatin Zall  arsenal armësh shpërthyese, zjarri dhe municion luftarak në pronësi të një 49-vjeçari. Ky i fundit ështëarrestuar nga blutë e Krujës.

Policia bën me dije se pranë banesës së 49-vjeçarit janë gjetur 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti; 27 djegore; 3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh; 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; si dhe uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

“Krujë/Zhvillohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Tracking”.

Gjenden në fshatin Zall, Fushë Krujë, dhe sekuestrohen arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; 

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme