Gratë që rilindën…, “Arti i Zanave”, biznesi social që mbështet gratë e dhunuara

Arti i Zanave është biznesi social që mbështet gratë e dhunuara.
Në Shkodër vepron prej vitit 2014, një biznes social krejt i veçantë. Njihet me emrin Arti i Zanave që duket se emrin e ka marrë nga pasioni dhe përkushtimi i grave për artizanatin.
Një pjesë vijnë nga një e kaluar e vështirë dhe qendra është pjesë e programit anti-dhunë që ofrohet nga Qendra e Gruas “Hapat e Lehtë”.
Xhuli prej një viti është pjesë e kësaj qendre si punonjëse e saj ndërsa Kristina po bën praktikën këtu.
Arti i Zanave jep mesazhin e forcës së gruas që kërkon të mos e kthejë kokën pas e të rindërtojë të ardhmen.
Përgatiti: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




