Guterres: Dhuna në Jemen rrit tensionet rajonale

Botë | 45 minuta më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje të fortë për “përmbajtje” ndërsa eskalojnë armiqësitë në Jemen. Në një postim të ri në platformën ‘X’ i denoncoi dhunën “plotësisht të papranueshme” dhe sulmet e vazhdueshme të houthëve kundër objektivave civile në Arabinë Saudite.

Sipas deklaratave të tij, dhunë e shtuar në Jemen dhe sulmet e houthëve po shkaktojnë vuajtje të mëdha te civilët dhe po rrisin tensionet në rajon. Ai theksoi se Jemeni ka nevojë urgjente për një “horizont politik” – një zgjidhje të qëndrueshme përmes dialogut, jo përmes luftës.

Lufta civile në Jemen, që vazhdon prej më shumë se një dekade, ka shkaktuar një nga krizat humanitare më të rënda në botë. Sipas informacioneve të fundit, përleshjet janë intensifikuar rreth qytetit të Taizit dhe në zona të tjera. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur me forcë dhe nevojat humanitare po rriten me shpejtësi.

Sulmet e e grupi Houthi kundër aeroporteve dhe objektivave civile në Arabinë Saudite, përfshirë sulmet e fundit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riyadh (që kanë shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur), janë cilësuar nga Guterres si shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Ai ka kërkuar më herët që këto sulme “të ndalohen menjëherë”.

Guterres ka komunikuar këtë javë me kryetarin e Këshillit të Udhëheqjes Presidenciale të Jemenit, ndërsa i dërguari i posaçëm i OKB-së po angazhohet me të gjitha palët për të ruajtur rrugën e dialogut.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme