Helikopterët ushtarakë serbë në stërvitje pranë kufirit me Kosovën
Ushtria serbe zhvilloi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një stërvitje ushtarake të pazakontë pranë vijës kufitare me Kosovën.
Gjatë stërvitjes, gjashtë parashutistë u hodhën nga një helikopter mbi zonën e Breznicës në Bujanoc ndërsa një tjetër helikopter fluturoi drejt Muhovcit në pot ë njëjtën komunë, ku u lëshuan parashutistë të tjerë.
Sipas burimeve nga policia kufitare e Kosovës, dy helikopterët fluturuan përgjatë kufirit, por një banor i zonës u shpreh për agjencinë e lajmeve Kosova Press se mjetet kishin hyrë edhe në territorin e Kosovës. Forcat policore të Kosovës ndërkohë theksuan se një aktivitet I tillë pranë kufirit nuk ishte zhvilluar kurrë më parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




