Hepatiti B dhe C, rëndësia e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë
Sëmundjet e mëlçisë mbeten një shqetësim për shëndetin publik, ndërsa hepatiti B dhe C kërkojnë diagnostikim dhe ndjekje të kujdesshme. Gastro-hepatologia Erjola Gjika thekson rëndësinë e informimit dhe zbulimit në kohë.
“Hepatiti B dhe C janë virus që kanë një specifikë infektimit në mëlçi. Hepatit B dhe C mund të jetojnë me pacientin në gjendjen e fjetur për shumë kohë dhe pastaj rikujtohet dhe të japim dëmtime që shumicën e rasteve janë të fjetura, nuk e kupton deri në momentin që bëhet problematikë. Në qoftë se ne kemi një pacient që vjen me transeminaza të larta, fillojmë e kërkojmë shkakun pse arrit transeminazat dhe gjendet me analizë specifike që gjen në virusin e hepatit B dhe C në gjakun e pacientit”, tha ajo.
Ajo shpjegon metodat e diagnostikimit dhe trajtimet që ofron sot mjekësia për këto sëmundje.
“Ne kemi shumë metoda të sakta për me diagnostikuar një hepatit B dhe C. Kemi analiza të cilat janë të planifikuara dhe mund t’i bëjmë në kushtet e poliklinikës, janë të rimbursuar nga shteti. Në hepatitin C ne mund ta shërojmë 100%. Tek hepatiti B nuk mbërrimë gjithmonë me e shëruar. Synimi jonë është me e vë në gjendje inaktiviteti. Domethënë në qoftë se ky virus nuk është aktiv ai nuk dëmton mëlçinë”, tha ajo.
Kontrollet dhe diagnostikimi në kohë mbeten thelbësore për menaxhimin e hepatitit B dhe C dhe për ruajtjen e shëndetit të mëlçisë.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





