Hetime për evazion fiskal në disa subjekte postare, sekuestron 13 mln lekë dhe mallra pa faturë

Pas një hetimi të nisur mbi subjektet që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për evazion fiskal lidhur me mallrat e shitur pa faturë.
Kontrollet janë kryer në disa kompani postare, ku rezultoi se shumë mallra shiteshin pa fature duke kryer evazion fiskal. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash dhe një shumë prej 13 milionë lekësh, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.
Sipas Prokurorisë, “këto prova tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal dhe mund të shërbejnë për identifikimin e shitësve realë”.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe për zbardhjen e të gjithë rrjetit të shitjes pa faturë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




