Holanda rikonfirmon mbështetjen për SPAK, ambasadori Reinout Vos takim me kreun e ri, Klodjan Braho

Aktualitet | 9 muaj më parë

Ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos, zhvilloi sot një vizitë kortezie në Prokurorinë e Posaçme, ku u prit nga kreu i ri i këtij institucioni, Klodjan Braho.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada e Holandës bëri me dije se ky takim shërbeu për të uruar Brahon për marrjen e detyrës, si dhe për të vlerësuar arritjet e deritanishme të SPAK-ut në goditjen e krimit të organizuar.

Ambasada theksoi se mbështetja do të vijojë të jetë konkrete me programin MATRA. Përmes këtij projekti, Holanda asiston në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë.

Përpos kësaj është rikonfirmuar vullneti për një bashkëpunim të ngushtë operacional mes strukturave ligjzbatuese të të dyja vendeve.

“Riafirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe Sundimin e Ligjit në Shqipëri,” thuhet në deklaratën zyrtare të ambasadës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme