I bënte shantazh një 26-vjeçarje me foto intime dhe i kërkonte 100 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari nga Kosova

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë këtë të hënë (9 shkurt), pasi akuzohet se i ka bërë shantazh me foto intime një 26-vjeçarje. Sipas policisë, ai e kanoste të renë nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto dhe video me përmbajtje intime.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Privatësia”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme