I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi. Policia bën me dije se 51-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg pasi akuzohet për 2 vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Kapet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim:
-G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




