I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, pritet esktradimi i tij

Aktualitet | 7 muaj më parë

Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 32-vjeçari Bledar Barsan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

32-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vite e 11 muaj burg për tre vepra penale, plagosje, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe vjedhje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

“Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme