Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

Shëndet | 6 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar instalimin e një platforme inovative automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Në mesazhin e tij, Rama theksoi se kjo teknologji e re mundëson tipizim molekular të gjakut, duke rritur saktësinë në përputhshmërinë për pacientët dhe duke ofruar mbështetje për transfuzione dhe transplante më të sigurta.

“MIRËMËNGJES  dhe me instalimin e platformës inovative automatike me Real-Time PCR… ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme