Irani i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Do ta mbyllim plotësisht ngushticën e Hormuzit nëse SHBA sulmon centralet tona bërthamore

Botë | 7 muaj më parë

Irani ka kërcënuar se do të mbyllë plotësisht ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA do të synojë të sulmojë infrastrukturën energjetike të vendit.

Në një deklaratë të transmetuar nga mediat iraniane, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se nëse SHBA ndjek kërcënimet për të shënjestruar infrastrukturën energjetike iraniane, ajo do të mbyllë ngushticën dhe nuk do ta rihapë atë “derisa termocentralet tona të shkatërruara të rindërtohen”.

Për më tepër, IRGC thotë se do të synojë termocentralet dge infrastrukturën energjetike në Izrael “gjerësisht”. Po ashtu, ata kërcënaun se do të synojë “çdo kompani të ngjashme në rajon” që ka aksionarë amerikanë.

“Termocentralet e vendeve të rajonit që presin bazat amerikane do të jenë objektivat tona legjitime. Ne nuk e filluam luftën dhe nuk do ta fillojmë tani, por nëse armiku dëmton termocentralet tona, ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin dhe interesat e popullit tonë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të “zhdukë” termocentralet iraniane nëse ngushtica nuk hapet brenda 48 orëve. Rruga ujore është jetike për transportin global të naftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme