ISHP: Vaksinoni fëmijët ndaj fruthit – Ekspertët: Ka raste sporadike në vend me fruth por jo shpërthime
Instituti i Shëndetit Publik, nisur nga infektimet sporadike nga fruthi në vend ka apeluar sot për vëmendje të prindërve ndaj vaksinimit të fëmijëve të tyre duke u kujtuar që kjo sëmundje është vdekjeprurëse dhe shumë ngjitëse.
“Çdo fëmijë që mund të infektohet me fruth që nuk është i vaksinuar pasojat e tij janë shumë serioze dhe mund të çoj deri në vdekje. Në vitin 2018 që kemi pasur një shpërthim të fruthit 3 fëmijë 1 vjeç kanë ndërruar jetë sepse ishin të pa vaksinuar. Doza e pare aplikohet 12-15 muaj dhe doza e dytë aplikohet 5 vjeç. Vaksinimi siguron një mbrojtje 99 % të të gjithë fëmijëve që janë të vaksinuar me 2 doza dhe nuk ka risk nëse fëmija është i vaksinuar. Vaksina nuk shkakton autizëm, shumica e prindërve vaksinojnë fëmijët sapo bëjnë një vjeç pjesa tjetër bëjnë një shtyrje edhe kur bëjnë 2 vjeç”, u shpreh Rovena Daja, Përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit , ISHP.
Drejtuesja e programit kombëtar të vaksinimit ka bërë me dije se për shkak të skepticizmit të shtuar në radhët e prindërve ndaj vaksinës së fruthit , rubeolës dhe shytave mbulesa vaksinale më një dozë ka rënë në 83% në rang kombëtar ndërsa me dy doza në 92 %.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





