ISHSH inspekton 200 pishina në mbarë vendin, Koçiu: Do të vazhdojmë kontrollet deri në fund të sezonit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) po vazhdon me intensitet inspektimet e pishinave në të gjithë vendin, si pjesë e masave për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se që nga muaji qershor janë inspektuar rreth 200 pishina, dhe ky proces do të vijojë deri në fund të verës.
Gjatë kontrolleve, theksoi ministrja, janë lënë detyra me afate dhe janë marrë masa administrative për pishinat me mangësi. Koçiu siguroi se “ISHSH po kryen me përpikmëri inspektimin dhe riinspektimin, duke trajtuar me seriozitet çdo ankesë nga qytetarët, me qëllim garantimin e shëndetit të pushuesve”.
Një vëmendje e veçantë gjatë inspektimeve i është kushtuar kapacitetit të frekuentuesve, kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit, rregullores së brendshme dhe pranisë së personelit të kualifikuar për shpëtim dhe ndihmë të parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




