Ishte shtruar në QSUT pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas njoftimit të bërë publik, mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm (20 janar 2026), rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkur.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme