Italia nderon ministrin Gonxhja me çmimin “Luani i Artë për Merita”

Uncategorized | 59 minuta më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është vlerësuar me çmimin “Luani i Artë për Merita”, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit Italian. Çmimi iu akordua nga Komiteti i Luanit të Artë të Venecias, në vlerësim të kontributit të tij.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, mbështetjes së talenteve të rinj dhe kthimit të pasurisë historike e artistike në mundësi zhvillimi. Ministri vuri në dukje gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar kulturën si një urë bashkëpunimi dhe diplomacie mes dy vendeve.

Ai ia dedikoi këtë vlerësim edhe kontributit të artistëve dhe profesionistëve të kulturës e turizmit, duke e konsideruar si një përgjegjësi të shtuar për projekte të reja në këta sektorë. Në ceremoni morën pjesë personalitete nga fusha të ndryshme, mes tyre edhe ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme