Izraeli nis sulme ajrore në Teheran dhe Bejrut, shpall evakuime në Liban

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë nisur sulme ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.
“IDF aktualisht po kryen sulme të njëkohshme të synuara kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut”, thuhet në deklaratë.
Sulmet vijnë rreth një orë pasi IDF lëshoi një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre të evakuohen. IDF kishte thënë se po synonte qendrat e komandës dhe objektet e magazinimit që i përkisnin Hezbollahut.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra.
IDF u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të lidhura me Hezbollahun dhe se kushdo që është pranë tyre është në rrezik.
“Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja“, tha zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee.
Ndërsa u lëshua paralajmërimi, re të dendura tymi të zi mund të shiheshin duke u ngritur në qiellin e hershëm të mëngjesit mbi Bejrut dhe Reuters raportoi se mund të dëgjoheshin shpërthime të forta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




