Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kampi Ashraf 3 në Manzë kanë reaguar pas informacioneve të publikuara në disa media, mbi mundësinë e një sulmi me raketa nga Irani ndaj këtij kampi.

Në deklaratën e tyre thuhet se lajmet e shpërndara nga Irani dhe të pasqyruara në disa media shqiptare janë “propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, me qëllim lufte psikologjike, për të krijuar shqetësim dhe kaos në Shqipëri, duke ndjekur objektivat e tij”.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt”, thuhet në reagim.

Po ashtu, ata nënvizojnë se “raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, duke e cilësuar të pamundur një sulm i tillë.

“Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur. Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, theksohet në reagim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme