Kanceri i mushkërive, 30 persona të kartelizuar në spitalin e Gjirokastrës

Shëndet | 5 muaj më parë

Sëmundjet malinje të mushkërisë janë evidentuar në një numër prej 30 personash në qarkun e Gjirokastrës. Këto janë shifrat zyrtare që vijnë nga shërbimi i pneumologjisë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Sipas mjekes Ada Shehaj pacientët janë të të gjitha stadeve, por ajo që vihet re është se shumica prej tyre janë evidentuar kur sëmundja ka përparuar.

“Kam evidentuar një numër të lartë të patologjive malinje të mushkërisë, pra të pulmonit me të kartelizuar aktualisht 30 pacientë të diagnostikuar. Këta pacientë përgjithësisht vijnë në stade tepër të avancuara. Ne kemi komunikim dhe i referojmë këta pacientë për të vazhduar më tej me skemat e trajtimit në Tiranë. Këta janë pacientë të cilët janë arritur të kapet në stadet e para, të dyta dhe të treta, në të cilat ne kemi pasur mundësi dhe kirurgjie dhe kemioterapie dhe tani vazhdojmë ndjekjen e tyre me ekzaminime laboratorike dhe dhe ndiqemi me onkologun në Tiranë”, tha mjekja pneumologe, Ada Shehaj.

Si për çdo sëmundje, ajo që rekomandohet është kapja në kohë përmes depistimit, duke shtuar kështu shanset e trajtimit dhe jetëgjatësisë.

“Për të gjithë pacientët me moshën mbi 50 vjeç, të cilët janë duhanpirës, duhet patjetër të bëjnë një vizitë te pneumologu. Fillohet kudo në botë me skemat e depistimit me një low dose skaner për të parë dhe për të evidentuar, për ta kapur këtë patologji në stadet sa më të hershme që dhe ne të kemi mundësi të tjera trajtimi”, theksoi mjekja.

Kanceri i pulmonit shkaktohet kryesisht nga duhani dhe ndotja ajrore. Përdorimi i duhanit është një faktor rreziku dhe rritet me numrin e cigareve që konsumohen ne ditë dhe numrin e viteve të përdorimit, ndërsa ndotja e ajrit mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundje kryesisht në qytetet e zhvilluara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme