Kardiologia thirrje pacientëve kardiovaskularë: Mos ndërprisni holluesit e gjakut pa rekomandimin e mjekut

Shëndet | 2 muaj më parë

Asnjë neglizhim ndaj medikamenteve që njihen si hollues të gjakut. Ky është apeli që vjen nga kardiologia Jona Leka në këto ditë vere për të gjithë ata pacientë që i kanë pjesë të protokollit të trajtimit shëndetësor.

Këto ilaçe mund të ndërpriten apo rrallohen vetëm me rekomandim të specialistëve, shprehet Leka.

“Të gjithë të sëmurët me zemër, në mënyrë specifike, që e kanë detyrim përdorimin e kësaj lloj terapie, të mos e rrallojnë në ditë marrjen e holluesit të gjakut. Sepse nuk është e vërtetë që ekziston një rekomandim i tillë mjekësor për këtë lloj modifikimi të terapisë. Në qoftë se pacienti paraqet ankesa të lidhura me përdorimin e këtyre medikamenteve, pastaj terapia modifikohet varësisht ose pas këshillimit me mjekun specialist“, thotë ajo.

Leka e ka vendosur theksin edhe tek mënyra e marrjes së ilaçeve për dhimbjen e gjoksit në këto ditë të nxehta.

“Mund të ketë një bashkëngjitje të efektit të uljes së tensionit të medikamentit me temperaturën e ambientit dhe pacienti të përjetojë një rënie më të madhe të tensionit se ç’zako­nisht i shkakton përdorimi i ilaçit për dhimbjen e gjoksit. Pacienti duhet të jetë në ambient të ftohtë, të ajrosur mirë, të jetë hidratuar mjaftueshëm dhe pastaj të përdorë ilaçin për dhimbjen e gjoksit“, thotë ajo.

Këto rekomandime vijnë në kohën kur temperaturat e larta kanë nxitur përkeqësimin e gjendjes shëndetësore te pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa janë shtuar edhe rastet me infarkte dhe goditje në tru.

Gazetare: Y. Ponde

/rtsh.al/                


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme