Kasami: VLEN-i do ta avancojë gjuhën shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një dalje për media foli edhe për Ligjin për gjuhën shqipe.
Kasami tha ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të ketë përkeqësime.
Kasami tha se, Gjykata Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Sipas tij, keqqeverisja e BDI-së në të kaluarën ka orfuar zgjedhje gjysmake, duke shtuar se më shumë ka bërë politikë sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve.
“Këto janë disa nga pasojat e keqqeverisjes së BDI-së në të kaluarën, ku ka ofruar zgjidhje gjysmake dhe sigurisht ka bërë më shumë politik sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve. Ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të ketë përkeqësime. Sigurisht, edhe në Gjykatën Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




