Kategoria e Parë në RTSH/ Pogradeci ruan vendin e parë, merr një pikë në Ballsh

Java e shtatë e Kategorisë së Parë ka nisur sot me një ndeshje mjaft interesante mes Bylisit dhe Pogradecit. Takimi i zhvilluar në Ballsh ka dhuruar gola dhe shumë emocione, por në fund skuadrat janë kënaqur me nga një pikë.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me Nyanguila (12’), por Pogradeci reagoi duke shënuar dy gola nëpërmjet Kazeem (27’,42’).
Në minutat e fundit të pjesës së parë vendasit fituan një penallti, e cila u konvertua në gol nga Stoilov (47’).
Pas shtatë takimesh Pogradeci ruan vendin e parë në kampionat me 13 pikë ndërsa Bylis e ndjek në vendin e dytë me dy pikë më pak. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



