Kategoria e Parë në RTSH/ Sopoti frenon Pogradecin, Bylisi nuk përfiton

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka ulur sot siparin me katër ndeshje të luajtura njëkohësisht.
Liderët e kompeticionit, Pogradeci, kanë surprizuar duke barazuar në shtëpi me Sopoton në një duel ku u shënuan plot katër gola. Hapi fals i liqenorëve nuk u shfrytëzua nga Bylisi. Bardhekuqtë kanë barazuar pa gola në transfertën në Peshkopi përballë Korabit vendas.

Dy fitoret e vetme të ditës së sotme janë regjistruar në Fushë-Krujë dhe Lezhë ku respektivisht Iliria dhe Besëlidhja kanë mposhtur Burrelin dhe Kastriotin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




