Kategoria e Parë në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, Hallaçi trajner

Kategoria e Parë | 24 minuta më parë

Pas Abissnet Superiore, drejtoria teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 6-të të Kategorisë së Parë, që gjithashtu transmetohet në RTSH. Ky formacion bazohet në skemën 4-3-3, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Leon Kozi i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Xhuliano Markoçi i Ilirisë, Sodiq Atanda i Sopotit, Erest Lamellari i Kukësit dhe Aboubacar Camara i Bylisit.

Në mesfushë janë përzgjedhur Matheus Alisson i Kukësit, Abdoulaye Diarrassouba i Ilirisë dhe Hetem Lushaj i Flamurtarit, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Antonio Delaj i Besëlidhjes, Kristian Preknicaj i Pogradecit dhe Thierno Barry i Flamurtarit. Trajneri më i mirë i javës është shpallur Rrahman Hallaçi i Sopotit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme