Këlcyrë, shërbim shëndetësor në shtëpi, mjekët dhe infermierët ofrojnë kontrolle për banorët e zonave të thella
Në zonat rurale të bashkisë së Këlcyrës, shërbimi shëndetësor po u vjen në ndihmë banorëve jo vetëm nëpërmjet ambulancave, por edhe direkt në banesat e pacientëve që vuajnë nga sëmundje kronike.
Mjekët dhe infermierët kujdesen që të moshuarit dhe personat me probleme të vazhdueshme shëndetësore të marrin kontrollet dhe trajtimin e nevojshëm pa qenë e nevojshme të udhëtojnë drejt qendrave shëndetësore.
“Në zonat e bashkisë Këlcyrë ka ambulanca në fshatra të ndryshme të zonës dhe aty kemi infermier të cilët japin shërbim gjatë paradites për fëmijët dhe për moshat e rritura”, u shpreh Entela Ibrahimi mjeke e qendrës shëndetësore.
Kontrollet shëndetësore në banesë kryhen kryesisht për moshën e tretë, ku aktualisht marrin shërbim rreth 13 pacient theksoj mjekja, Entela Ibrahimi.
“Në kontrollin shëndetësor në banesë janë më shumë të sëmurët të cilët nuk mund të lëvizin”, tha mjekja.
Përmes këtij shërbimi, stafet mjekësore synojnë jo vetëm trajtimin e pacientëve, por edhe ndjekjen e vazhdueshme të gjendjes së tyre shëndetësore, duke ofruar siguri dhe kujdes më pranë komunitetit.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





