Kërkoi pavlefshmërinë e akteve hetimore të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt

Aktualitet | 8 muaj më parë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për pavlefshmërinë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kërkesën e tij, Veliaj argumentonte se organi i akuzës kishte tejkaluar afatet hetimore ndërsa pretendonte se hetimet e zhvilluara nga SPAK ishin kryer në shkelje të ligjit.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.

Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme