Konjufca pret ambasadorin gjerman, diskutohet për dialogun dhe zhvillimet rajonale

Kosovë | 7 muaj më parë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, zhvillimet rajonale dhe procesin e dialogut.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Rudolph e ka uruar Konjufcën për mandatin dhe ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, një partneritet që tejkalon dimensionin bilateral dhe mbështetet në lidhje të forta politike, ekonomike dhe shoqërore.

Gjithashtu në këtë takim është theksuar roli i rëndësishëm i diasporës së Kosovës në Gjermani dhe i bizneseve të shumta që qytetarët e Kosovës kanë ndërtuar atje, duke nënvizuar nevojën për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomike dhe të bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua edhe për zhvillimet rajonale dhe procesin e dialogut, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të koordinimit dhe angazhimit për stabilitet dhe përparim në rajon.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Gjermaninë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme