“Korça e kohës sime”, piktori Agron Shahinas sjell ekspozitën personale

Kulturë | 56 minuta më parë

Piktori Agron Shahinas ka çelur në Korçë ekspozitën personale të titulluar “Korça e kohës sime”. Nëpërmjet stilit të tij dhe ngjyrave të forta, piktori ka prezantuar për publikun 42 piktura që përbëhen kryesisht me pamje nga Korça, objekte, ndërtesa të ndryshme të cilat siç thotë edhe vetë Shahinas i kanë pëlqyer dhe e ka pasur ëndërr ti sjellë në pikturë.

“Korça e kohës sime është dhe Korça e kohës juaj. Është një titull simbolik, artistik. Gjatë kohës që unë isha jashtë jashtë orarit të punës, punoja me këtë qëllim që të bëja Korçën. Ato ndërtesa që i kam patur si i vogël ëndërr që i shikoja me dashuri të madhe pse mos i bëja pikturë.

Dhe kështu filloi pak nga pak dhe sot vij në këtë ekspozitë me 42 punë që janë të Korçës, në formatit pak a shumë të madh, kam dhe më të vogla, me ngjyra të fuqishme të forta. Pastaj ndikon dhe tekstili se unë kam mbaruar për tekstil dhe ndikon ajo ngjyra e fortë e tekstilit, e veshjeve”, u shpreh piktori Agron Shahinas.

Përmes ngjyrave, formave dhe kujtimeve të hedhura në telajo, artisti na fton të zbulojmë Korçën e përjetuar përmes syve dhe ndjesive të tij, duke sjellë një dialog mes qytetit, kujtesës dhe artit. Në çelje të kësaj ekspozite e cila do të qëndrojë për rreth 1 javë e hapur për publikun, morrën pjesë autoritete vendore, miq, kolegë e dashamirës të artit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme