Kosovë – Votohet qeveria e re, kryeministri Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar. Lista e plotë e ministrave

Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
“Urime, pas zgjedhjes së Qeverisë, anëtarët e Qeverisë e japin betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës” , tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kurti prezantoi para deputetëve të Legjislaturës së dhjetë kabinetin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme, duke paraqitur përbërjen dhe prioritetet e ekzekutivit të ri. Me këtë votim, qeveria e re e Kosovës nis zyrtarisht mandatin e saj.
Në përbërje të qeverisë së re ka emra të rinj, por edhe ministra që kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme të drejtuara nga Kurti.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut konstrukti, ndërsa përmendi dhe progresin e vendit në ndërtimin e një Kosove më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, tha Kurti.
Kurti u ndal edhe tek procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili e konsideroi një orvatje dhe që bie ndesh me të vërtetën.
Qeveria e re pritet të votohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të ri qeverisës.
Kabineti qeveritar përbëhet nga:
- Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
- Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
- Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
- Ministër i Financave – Hekuran Murati
- Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
- Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
- Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
- Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike – Lulzon Jagxhiu
- Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
- Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
- Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
- Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
- Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
- Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari Lila
- Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
- Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
- Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




