Kryhet ndërhyrja e rrallë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: E para e këtij lloji në një spital publik në vend, standard i ri i teknologjisë së avancuar

Një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale është kryer me sukses në Spitalin Memorial të Fierit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se bëhet fjalë për rikonstruksionin e Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction).
Kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji që kryhet në një spital publik në vend, ndërsa sipas Ramës, operacioni përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar.
“Në Spitalin Memorial të Fierit, është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction), e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend. Kjo ndërhyrje përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar, të mundësuar falë përdorimit të artroskopit.
Mirënjohje ekipit shqiptaro–turk: mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla, si edhe ekipit anesteziologjik të drejtuar nga Dr. Edison Taraj, infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




