Kujdes nga temperaturat e larta! Mjekët në Fier vërejnë çrregullime të shëndetit mendor

Temperaturat e larta të këtyre ditëve po ndikojnë jo vetëm trupin, por edhe mendjen.
Në Poliklinikën e Fierit, mjekët kanë vënë re një rritje të ndjeshme të vizitave për probleme të shëndetit mendor.
Psikiatri me 37 vite përvojë, Dr. Agim Sulaj, thotë se valët e të nxehtit po përkeqësojnë gjendjen e pacientëve, veçanërisht tek të rinjtë dhe të miturit.
“Temperaturat e larta janë problem sidomos për ata me probleme të shëndetit mendor apo siç e quajmë, me çrregullime të humorit,” thotë Dr. Sulaj.
Doktori veçon faktin e problemeve të shëndetit mendor në grupmosha të reja dhe të vogla, nga adoleshentët tek të miturit si pasojë edhe e problemeve familjare socialo-ekonomike, divorci i prindërve apo përdorimi i narkotikëve.
“Kjo vjen së pari nga problemet familjare, nga traumat që pësojnë në familje si rezultat i divorceve, i ndryshimit të mënyrës së jetesës, si rezultat i keqpërdorimit të mjeteve të teknologjisë,” tregon mjeku psikiatër.
Mungesa e qendrave rehabilituese vazhdon të jetë problem në Shqipëri prej 30 vitesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




