Kujdesi për shëndetin, qytetarët të ndërgjegjësuar për përdorimin e bimëve mjekësore
Në natyrë, shumë bimë kanë gjetur prej kohësh përdorim në traditën popullore. Njohja e tyre dhe mënyra e grumbullimit janë pjesë e punës së atyre që merren me këtë aktivitet.
Pranvera Çeço është një prej tyre. Përmes përvojës së saj në grumbullimin e bimëve medicinale, ajo njeh llojet që mblidhen dhe rëndësinë që kanë në këtë aktivitet.
“Shumë e kërkojnë sherebelën, pasi ka shumë veti, qoftë për të ftohurën, qoftë për qetësim, apo edhe për djersitjen. Bimë tjetër është rigoni, i cili gjithashtu ka shumë veti të mira. Vjelja e tij nis në qershor dhe vijon deri në fund të gushtit. Edhe për rigonin ka shumë kërkesa nga qytetarët.Ai kërkohet si erëz në gatim, por edhe për vetitë shëruese që ka.”
Sipas Pranverës , interesi i banorëve për bimët medicinale është rritur me kalimin e viteve. Përdorimi i tyre lidhet edhe me traditat që përcillen në familje, por edhe me dëshirën për t’u njohur më shumë me bimët që gjenden në natyrë.
“Me kalimin e kohës, njerëzit janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt përdorimit të këtyre bimëve. Janë edukuar që më mirë të përdorin një lule murizi, e cila është shumë e mirë, qoftë për zemrën, qoftë për venat, sesa të marrin menjëherë një ilaç. Sigurisht, ilaçet duhen marrë kur i rekomandon mjeku dhe kur është e nevojshme. Por këto bimë shërbejnë si një mbështetje dhe ndihmë shtesë. Përtej kësaj, bimët medicinale mbeten pjesë e një aktiviteti që kërkon njohuri për natyrën dhe kujdes në përdorimin e tyre.”
Përtej traditës, bimët medicinale mbeten pjesë e një aktiviteti që kërkon njohuri për natyrën dhe kujdes në përdorimin e tyre. Përvoja e grumbulluesve si Pranvera Çeço përcjell një pjesë të këtij raporti mes banorëve dhe bimëve që gjenden përreth tyre.
Gazetare B. Gjyli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




