“Kukulla” e Kadaresë – libri dedikuar nënës, më i shituri në librari

Kulturë | 2 vite më parë

Kolana e veprave të një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Ismail Kadare, vijon të kryesojë listën e librave më të preferuar nga lexuesi shqiptar, por edhe ai i huaj.

Një surprizë e shitjes në librari pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit është libri “Kukulla”, dedikuar nënës.

“Është një libër që ka kaluar shumë qetë në krijimtarinë e Ismail Kadaresë. Është kërkuar masivisht,” tregon librari Sinan Lila.

Ndërsa kërkesë në rritje ka pasur edhe nga të huaj që lexojnë botimet në anglisht dhe frëngjisht.

“Sigurisht është ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, që është edhe në kurikulën shkollore; ‘Kush e solli Doruntinën’ dhe ‘Kronikë në gur’. Të huajt kanë kryesisht në fokus ‘Broken April’ (“Prilli i thyer”) dhe ‘Chronicle in Stone’ (“Kronikë në gurë”), që ka fituar edhe Çmimin Ndërkombëtar Man Booker,” shton z. Lila.

Mungesa fizike e shkrimtarit nuk e ka ndalur lexuesin të ketë të njëjtën qasje si më parë, madje edhe më shumë se kaq.

Ai ka shtuar etjen për t’u thelluar edhe më në veprat e tij, sot që Ismail Kadareja nuk është më.

Gazetare: Elda Hasanbelli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme