“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e Komisionit Evropian: Tarifat e Trump janë një gabim!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka adresuar drejtpërdrejt situatën e Groenlandës, duke thënë se Evropa është “plotësisht e angazhuar” kur bëhet fjalë për sigurinë e Arktikut.
“Ne ndajmë objektivat e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim”, thotë ajo. Von der Leyen deklaroi se siguria e Arktikut mund të arrihet vetëm së bashku, duke thënë se kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara nga Trump janë “një gabim”.
Duke iu referuar marrëveshjes tregtare SHBA-BE të arritur korrikun e kaluar, ajo thotë se “një marrëveshje është një marrëveshje”. “Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”. Megjithatë, ajo thotë se përgjigjja e Evropës do të jetë “e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




