Kushte atmosferike të qëndrueshme, era forcohet në bregdet dhe lugina, si parashikohet moti sot

Aktualitet | 1 orë më parë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 12 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme