Ligji për referendumet, Balla: Gati drafti për konsultim

Politikë | 7 muaj më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, njoftoi se grupi parlamentar do të organizojë tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qëllimi është të hartohet një projekt i konsoliduar për referendumet dhe amendamentet kushtetuese.

Balla theksoi se referendumi është forma e drejtpërdrejtë e sovranitetit të popullit dhe mund të përdoret për të vendosur mbi ligje të veçanta, duke qenë gjithmonë një referendum konsultativ. Ai shtoi se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton mënyrën e mbajtjes së referendumit dhe mundësinë e miratimit të amendamenteve kushtetuese përmes tij.

“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një draft, projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ.

Referendumi përcakton si forma e drejtpërdrejtë e sovraniteti nëpërmjet të vototimin për një çështje. Kushteta ka përmendura dy lëndë për të cilat populli mund të thirret në referendum, për të votuare dhe vendosët në një ligj mbi një çështje të veçantë dhe është gjithmonë një refendum konsultativ”, tha Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme