Luhatjet e temperaturave shtojnë rastet me viroza, 150 në ditë në spitalin rajonal të Kukësit
Rënia e menjëhershme e temperaturave ka shtuar edhe numrin e virozave në spitalin rajonal të Kukësit.
Sipas mjekëve, grupmoshat më të prekura janë ato pediatrike dhe moshat e treta.
“Qarkullojnë momentalisht tri viroza që prekin traktin gastrointenstinal dhe traktin respirator me temperaturë, rrufë, bark, të vjella…” tregon Dr. Besnik Lleshi.
Për të shmangur virozat dhe për të qëndruar më të shëndetshëm, mjeku jep edhe disa këshilla.
“Mbrojtje nga temperatura, ushqim i mirë, hidratim i mirë, mënjanimi i ambienteve të popullarizuara, veshja…” thotë mjeku.
Sipas informacioneve, në spitalin rajonal të Kukësit në 24-orëshin e fundit janë paraqitur deri në 150 raste, qoftë mosha të rritura apo edhe ato pediatrike.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




