Mamografi pa pagesë në Fier gjatë shtatorit – Gratë dhe vajzat, pa nevojë për rekomandim mjeku

Shëndet | 1 vit më parë

Spitali Rajonal i Fierit është ndalesa e radhës e fushatës për mamografi falas, e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Albana Koçiu, ndahu lajmin në platformën sociale, teksa njoftoi se gjatë muajit shtator, gratë dhe vajzat mund të përfitojnë nga ky shërbim pa pasur nevojë për sistem referimi apo rekomandim nga mjeku.

“Fieri është ndalesa jonë e radhës. Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas pranë Spitalit Rajonal”, deklaroi Koçiu.

Ministrja tha gjithashtu se vetëm gjatë gushtit, në Spitalin Rajonal të Durrësit u realizuan 702 mamografi falas. Sipas saj, kontrollet e rregullta janë kyçe për diagnostikimin e hershëm dhe për mbrojtjen e jetës së grave.

Fushata sensibilizuese do të vijojë gjatë gjithë vitit në qytete të ndryshme të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme