Manchester City/ “Rënie nga kategoria dhe një gjobë e majme”, zbulohet sanksioni i mundshëm

Pasi është shpallur fajtor për më shumë se 100 parregullsi financiare, Manchester City përballet me mundësinë e një sanksioni të rëndë.
Sipas “Daily Mail”, ka pak gjasa që klubi anglez të përjashtohet – një veprim që do ta detyronte atë të riniste nga “League Two”, niveli i katërt dhe më i ulëti i futbollit profesionist.
Sipas raportimeve të mëtejshme nga portali i njohur anglez, ka shumë më tepër gjasa që ndaj “qytetarëve” të aplikohet një zbritje e madhe pikësh, gjë që do të çonte në rënien e tyre nga kategoria—shoqëruar kjo edhe me një gjobë financiare tejet të lartë.
Për më tepër, dënimi mund të përfshijë edhe një zbritje të mëtejshme pikësh, çka do ta mbante Manchester City-n në kategorinë e dytë angleze për të paktën një sezon tjetër (që do të thotë se ata do të qëndronin aty për dy vite në total).
Priten zhvillime të reja së shpejti, ndërkohë që klubi ka këmbëngulur vazhdimisht në pafajësinë e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




