Maqedoni e Veriut, “Besa” kundër zgjedhjeve të parakohshme

Njeriu që ka në dorë të ardhmen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut është i vendosur se nuk ka për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas fituesit të zgjedhjeve në Tetovë dhe njëherësh kryetarit të Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami zgjedhjet e parakohshme do të jenë fatale për vendin.
Bilall Kasami në një Intervistë ekskluzive për Radio Televizionin Shqiptar thotë se tetovarët dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut votuan për ti dhënë fund një politikë të vjetër dhe korruptive.
Lëvizja Besa ka 4 deputetë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe mazhoranca e brishtë mbahet me një diferencë prej 2 deputetësh nga opozita që kërkon zgjedhje të parakohshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




