Maqedoni e Veriut/ Një klerik dhe tre ambasadorë rusë shpallen “non grata”

Maqedonia e Veriut | 3 vite më parë

Maqedonia e Veriut ka dëbuar një klerik dhe tre diplomatë rusë me arsyen se kanë vepruar “në shkelje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Përfaqësuesi i patrikanës së Moskës, Vasian Zmeev, u dëbua nga vendi pas dyshimeve të shprehura edhe nga presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, se klerikë të Kishës Ortodokse Ruse kanë mbajtur kontakte të afërta me shërbimet e sigurisë në Rusi.

Sipas medieve maqedonase, kleriku rus ishte koordinuar për politikat e ndjekura nga Kisha Ortodokse në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan për sa i përket diplomacisë kishtare dhe kjo ka sjellë bllokim të disa proceseve njohëse në raport me pavarësinë e saj.

Ndërkohë të shtunën, Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme shpalli persona non grata tre diplomatë, duke i akuzuar për ndërhyrje diplomatike. Dëbimi i fundit e rrit në 14 numrin e pjesëtarëve të Ambasadës Ruse në Shkup që kur filloi konflikti luftarak Rusi–Ukrainë në vitin 2022.

Diplomacia ruse, në një reagim të sajin, e ka cilësuar të papërgjegjshëm dhe akt armiqësor shpalljen e tre diplomatëve si persona të padëshiruar dhe ka paralajmëruar se veprimi do të marrë një kundërpërgjigje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme