Maqedoni e Veriut, qeset plastike rikthehen në përdorim

Qeset plastike vazhdojnë të përdoren me të madhe në Maqedoninë e Veriut.
Tregtarët për të mbrojtur ambientin fillimisht respektuan ligjin dhe shisnin qese letre dhe lëndë të tjera. Por kostoja prej 15 ose 30 denarë për një të tillë rëndon buxhetin e qytetarëve dhe kjo masë ka humbur kuptimin e qëllimit fillestar, shkruan Alsat.
Ministria e Ekologjisë paralajmëroi se po ndjekin standardet evropiane dhe se tani e tutje do të prodhohen qese bio të degradueshme.
“Për fat të keq, nuk e di nëse dikush do të bëj profit me këtë situatë. Paguhen me çmim më të lartë sesa vlera që ka ajo qese nëpër shitore. Vlerësoj se kjo është e papranueshme, se të gjithë shohim në çfarë situate ekonomike jemi dhe shumica e njerëzve nuk mund ta përballojnë,” thekson një qytetar.
Ambientalistët thonë se nga ana e shtetit, për të mbrojtur ambientin jetësor dhe për të ulur ndotjen e ajrit, qeset plastike janë të fundit.
Në radhë të parë ndotësit më të mëdhenj janë industritë e rënda, ngrohjet me derivate fosile, siç është rasti i rreth 700 institucioneve publike në Maqedoninë Veriore, automjetet e vjetra pa standarde ekologjike, djegia e deponive dhe ngrohja e shtëpive.
Sipas tyre pagesa e qeseve plastike më tepër është bërë për përfitime materiale të kompanive prodhuese, tregtuese dhe shitësit e tyre privatë./ Alsat
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




