Maqedonia e Veriut, sot pritet të mbahet seanca konstituive e kuvendit

Në shkup sot ( e Martë 28 Maj) pritet të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Maqedonisë së veriut, i dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 majit.
Deancën pritet që ta udhëheqë deputetja më e moshuar e përbërjes së re parlamentare, Merita Kollçi Koxhaxhiku.
Pasi të konstatohet kuorumi, zgjidhet përbërja e Komisionit Verifikues të Kuvendit. i cili verifikon mandatet e deputetëve. Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e 8 majit, Komisioni Verifikues, dorëzon raport për çdo deputet dhe më pas ai votohet.
Më pas deputetët do të zgjedhin përbërjen e Komisionit për Çështje Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ndërkaq në fund, deputetët do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Ai pritet të jetë nga partitë shqiptare.
Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të zgjasë më së shumti tre ditë.
10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë.
Kreu i saj do të jetë kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickovski.
Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me minimum 61 vota.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




