Mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nis puna për vakancat në Kushtetuese, zbardhen emrat e relatorëve dhe kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2026 ka nisur zyrtarisht punën ditën e sotme, duke mbajtur mbledhjen e parë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Nën drejtimin e Kryetarit Ilir Panda, organi i ri u konstituua dhe hodhi menjëherë shortin për ndarjen e dosjeve të kandidatëve që garojnë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
KED, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, përbëhet nga 9 anëtarë, përfshirë prokurorë dhe gjyqtarë nga të gjitha nivelet.
Shorti për kandidatët
Fokusi kryesor i mbledhjes ishte caktimi i relatorëve (anëtarëve që do të bëjnë verifikimin) për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese: njëra e shpallur nga Presidenti dhe tjetra nga Kuvendi.
Për vakancën e Presidentit, relatorë u caktuan anëtarët Afërdita Ndoi, Alfred Progonati dhe Ornela Naqellari, të cilët do të shqyrtojnë dosjet e kandidatëve Arta Vorpsi, Naureda Llagami, Jordan Daci, etj.
Ndërsa për vakancën e Kuvendit, relatorë do të jenë sërish Afërdita Ndoi e Alfred Progonati, të cilëve u bashkohet edhe Klodiana Veizi.
Në përfundim të mbledhjes, KED theksoi se shpejtësia e procesit varet nga bashkëpunimi ndërinstitucional. Këshilli u bëri thirrje institucioneve publike dhe private që t’u përgjigjen pa vonesa kërkesave për informacion mbi figurën dhe pasurinë e kandidatëve.
Më poshtë është ndarja e plotë e dosjeve sipas shortit të sotëm:
1. Për vakancën e shpallur nga Presidenti (30.10.2025):
Relatore Afërdita Ndoi verifikon: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj.
Relator Alfred Progonati verifikon: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia.
Relatore Ornela Naqellari verifikon: Alaudin Malaj, Alban Toro.
2. Për vakancën e shpallur nga Kuvendi (10.12.2025):
Relatore Afërdita Ndoi verifikon: Arta Vorpsi, Genci Gjonçaj.
Relatore Klodiana Veizi verifikon: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini.
Relator Alfred Progonati verifikon: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.
Përbërja e plotë e KED 2026
Kryetar i KED është Ilir Panda. Anëtarë të tjerë janë: Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini (Kushtetuese), Alfred Progonati (Prokuroria e Përgjithshme), si dhe Ornela Naqellari, Iliriana Olldashi, Altin Binaj, Afërdita Ndoi dhe Klodiana Veizi nga Gjykatat e Apeleve dhe ato Administrative.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



