Me pranga në duar dhe të rrethuar nga oficerët e DEA-s, Maduro dhe gruaja e tij shoqërohen me helikopterë dhe makinë të blinduar drejt gjykatës

Botë | 9 muaj më parë

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, është transferuar me helikopter nën masa të rrepta sigurie drejt gjykatës federale në New York ku do të dalë pas pak orësh për t’u përballur me akuzat ndaj tij për trafik droge dhe armësh.

Në fotot e siguruara nga mediat ndërkombëtare, Maduro shihet me pranga në duar teksa shoqërohet nga oficerë të armatosur, së bashku me gruan e tij Cilia Flores  teksa zbresin nga helikopteri në Manhattan, për t’iu drejtuar një automjeti të blinduar për t’ju drejtuar gjykatës.

Po ashtu, Maduro se bashku me gruan e tij, po shoqërohen edhe nga disa agjente të Administratës Kundër Drogës (DEA). Ajo që ra në syrin e mediave ndërkombëtare, është fakti që Maduro teksa ecte po çalonte pak.

Kujtojmë se çifti u kap në kompleksin e tyre në Karakas të shtunën dhe u dërgua me aeroplan në SHBA si pjesë e një operacioni të forcave speciale.

Maduro përballet me akuza që lidhen me trafik droge dhe armësh. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka depozituar një padi të re kundër tij, pjesë e një çështjeje penale që autoritetet federale e kanë ndjekur prej rreth 15 vitesh. Maduro është përfshirë zyrtarisht si i pandehur në këtë çështje që prej gjashtë vitesh.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme