Më shumë referime të shqetësimeve në vendin e punës – Mjekët: Punëdhënësit nuk referojnë rastet por kontrollojnë raportet e pushimit

Shëndet | 5 muaj më parë

Mbilodhje, stres, rraskapitje profesionale, mungesë kushtesh , kapje afatesh limit dhe ndarje e padrejtë e punës, janë këto disa nga shqetësimet kryesore që referojnë pacientët tek mjekët psikiatër në lidhje me shëndetin mendor në vendin e punës duke i çuar ata drejt një gjendje të rëndë psikologjike.

“Në shumë raste pacientët paraqiten me një gjendje ankthi shumë të shprehur, të shkaktuar nga situatat stresante në vendin e punës dhe ne përballës një gjendje ankthi të shprehur me mendime negative, me situata, me manifestime trupore ku mund të ndodhi me vështirësi në frymëmarrje, me mpirje të muskulaturës, me dhimbje koke të tmerrshme, jemi të detyruar që të japim disa ditë pushim”, u shpreh Valentina Asabella, psikiatre , QSH.3.

Por identifikimi i rasteve nga kolegët apo punëdhënësit shpesh është i vështirë.

“Sepse këto sëmundje nuk prekin gjithë funksionimin. Ato prekin vetëm mendimin dhe ky mendim është pak i vështirë të dali në pa”, tha ajo.

Po cilat janë premisat që të çojnë drejt këtyre situatave?

“Vendet e punës në të cilat qëndrojnë me orë të zgjatura në ambientet e mbyllura. Duhet patjetër që të organizojmë pushime të shkurtra për arsye për të oksigjenuar trurin, për të rritur pak performancën. Vende të tjera janë ato që punojnë me kapacitet, me ngarkesë shumë të madhe. Pra, nëse brenda një orari tetë orarësh i jepen disa projekte për t’u bërë, ky mbi presion i kohës sigurisht që do krijojë stres dhe ky stres do ndikojë drejtpërdrejt në performancë’, theksoi mjekja.

Edhe pse marrin një trajtim të përkohshëm apo një pushim të shkurtër për rikuperim, ka raste që raportet bëhen objekt kontrolli duke ushtruar trysni.

“Në shumë raste vihemi përballë pozitës së vështirë sepse pacientit i duhet raport dhe ndërkohë është problemi apo presioni nga kryesisht këtu nga institucionet private”, shtoi psikiatra.

Mjekët ngrenë shqetësimin edhe të personave afektuar nga shëndeti mendor por që punojnë në institucione të rëndësisë së veçantë të cilët marrin vendime që prekin cilësinë e jetës së të tjerëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme