Menaxhimi i emigracionit të paligjshëm, Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale

Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Agjencia për Media dhe Informim ka bërë me dije se ky sistem i përbashkët elektronik mes dy vendeve, përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimeve.
Sistemi i përbashkët elektronik është një sistem për menaxhimin e rasteve të emigrantëve që kanë lëvizur në mënyrë të paligjshme; platform digjitale; shkëmbim I strukturuar I të dhënave mes autoriteteve; përpunim I rasteve në kohë reale.
Procedura më të shpejta, ulja e barrës administrative, koordinimi më i mirë institucional; transparencë më e lartë dhe procese të standartizuara, janë disa prej përfitimeve kryesore nga ky sistem i përbashkët elektronik mes Shqipërisë dhe Belgjikës
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



